Shenjti i ditës: 16 Gusht – Shën Shtjefni i Hungarisë, mbret (935 – 1038)

Written by on August 12, 2017

Shenjti i ditës: 16 Gusht – Shën Shtjefni i Hungarisë, mbret (935 – 1038)

 

Nga stepat e Don Hungarezët, popull endacak, në vitin 889, kishin arritur rrjedhën e epërme të Danubit në Panoni dhe nuk do të ishin ndalur aty nëse në vitin 955 Otoni I nuk do t’i kishte mundur afër Augustës, duke i detyruar që të ngritnin përfundimisht tendat në Hungarinë e sotme. Ndërkohë krishtërimi kishte krijuar të çara në familjen mbretërore kur Geza u martua me një princeshë të krishterë duke e lejuar që ta edukonte të birin, Shtjefnin (Vaik) në besimin e saj dhe të martohej me Gizelën, motrën e perandorit shën Henrikut II të Baiern.

Në vitin 997 Shtjefni zuri vendin e të atit. Në shkollën e ipeshkvit të Pragës dhe i ndihmuar nga Gizela e përshpirtshme dhe inteligjente, Shtjefni themeloi Shtetin e parë hungarez, duke i bashkuar fiset e shumta nën komanën e tij, duke i bërë të krishterë, duke organizuar dioqezat dhe duke themeluar abaci të ndryshme, më e njohura e të cilave, Pannonhalma, ekziston edhe sot. Pati mundësi kështu të mbështetej edhe në bashkëpunimin e murgjve benediktinë të Kluny për të kryer ungjillëzimin e vendit. Mbajti diplomatikisht lidhje të mira me perandorinë fqinje të Lindjes: parashikimi i tij e kishte shtyrë në këtë drejtim. Dërgoi në Romë murgun e shenjtë Astrikun, të cilin papa Silvestri II e emëroi ipeshkëv me të drejtën për të shuguruar ipeshkvinjtë e zonës. Dhe bëri më shumë: i besoi kurorën me të cilën Shtjefni u në mbret i Hungarisë dhe «mbret apostolik», natën e Krishtlindjes së vitit Njëmijë. Kurora ruhet edhe sot besnikërisht nga hungarezët, të cilët e konsiderojnë Shtjefnin heroin e tyre kombëtar më shumë se shenjtin e tyre më të madh. Pas vdekjes së të shoqit, Gizela u mbyll në një kuvend benediktin. Shtjefni u kanonizua solemnisht në vitin 1083.


Current track

Title

Artist