MEDITIMI I DITËS – BËJ ÇFARË NUK DUA

Written by on August 12, 2017

Mt 17, 22-27 BËJ ÇFARË NUK DUA

 

Kërkoj hirin: që të dijë tu përshtatem rrethanave dhe të bëj çfarë nuk dua vetëm që të mos i shkandulloj të tjerët.

 

Në atë kohë,  22 kur u bashkuan në Galile, Jezusi u tha nxënësve të vet: “S’do të vonojë e Biri i njeriut do t’u lëshohet në duart e njerëzve 23 dhe ata do ta vrasin e të tretën ditë do të ngjallet.” Ata u pikëlluan për së tepërmi.

Kjo është hera e dytë që Jezusi flet për mundimet. Shën Mateu vetëm e përmend po nuk i bënë ndonjë shpjegim. Ai thotë së nxënësit u pikëlluan për së tepërmi. Jezusi fillon herë pas here tu flet nxënësve për vdekjen dhe ringjalljen e vetë. Këto janë ngjarje të rëndësishme në jetën e tij. Këto ngjarje janë të rëndësishme edhe për jetën tonë të krishterë. Prandaj misteri i Pashkëve zë vend kaq të rëndësishëm në liturgjinë tonë. Vuajtja dhe vdekja zgjojnë trishtim, sepse kemi frikë prej tyre dhe i përjetojmë si kundërshtar të jetës dhe të rritës sonë. Prapëseprapë, vetëm më anë të vuajtjes dhe të vdekjes kemi mundësi të arrijmë tek ringjallja dhe jeta e vërtetë.

24 Kur arritën në Kafarnaum, iu afruan Pjetrit ata që mbledhin tagrin e Tempullit e i thanë: “A nuk e paguan mësuesi juaj tagrin e Tempullit?” 25 “E paguan” iu përgjigj Pjetri.

Bëhet fjalë për tatimin vjetor për nevojat e Tempullit. Është e çuditshme përse mbledhësi i tatimeve i afrohet Pjetrit dhe atë e pyet për Jezusin. Mos mendonte se Jezusi ishte i përjashtuar? Në disa gjëra Jezusi dallohej prej tyre në kuptimin e Ligjit. Ndoshta për shkak të kësaj mbledhësi i tatimit nuk e pyet Jezusin por Pjetrin. Në bashkësinë e nxënësve dallohet Pjetri. Prandaj nuk befason fakti se të tjerët i drejtohen kur dëshirojnë të dinë diçka. Pjetri këtu përgjigjet në mënyrë të lirë dhe të thjesht se Jezusi e paguan tatimin. Zotëria e kryente detyrimin e vetë që i përket mirëmbajtjes së Tempullit dhe flive që kushtoheshin në të. Sikur të tjerët në popullin e tij edhe ai kryen atë gjë që kërkohet për të bërë për Shtëpinë e Hyjit.

O Zot, të falënderoj që pranove që ta ndaje së bashku me të tjerët kujdesin për Tempull, Shenjtëroren mbi shenjtërore! Më ndihmo që edhe unë të di ta ndaj përgjegjësinë me të tjerët në famulli dhe më pjesëmarrjen time të ndihmoj në gjithçka është e nevojshme për jetën liturgjike në bashkësinë time.

Kur Pjetri hyri në shtëpi, Jezusi ia priti përpara: “Simon, çka të thotë mendja, mbretërit e dheut, prej kujt e mbledhin taksën ose tatimin? Prej fëmijëve të vet apo prej të huajve?” 26 Kur iu përgjigj: “Prej të huajve”, Jezusi i tha: “Pra, fëmijët qenkan të lirë!”.

Në shtëpi, Jezusi dëshiron disa gjëra t’ia shpjegoj Pjetrit. Ia bën disa pyetje dhe dëshiron që vetë Pjetri të vije te përfundimi. Dëshiron t’i ndihmojë që me anë të dialogut dhe meditimit të kuptoj se për  çfarë bëhet fjalë. Jezusi është i vetëdijshëm për lidhjen e vet që ka me Atin. Tempulli është shtëpia e Hyjit. Hyji në mënyrë të veçantë është i pranishëm aty, prandaj vijnë njerëzit për tu lutur dhe për të paraqitur flitë. Për këtë arsye është e nevojshme që ta mirëmbajnë Tempullin që të funksionojë çdo gjë si duhet. Tatimi është i nevojshëm. Mirëpo Jezusi në Tempull është tek Ati, në shtëpi. Ai është shtëpia e tij. Në moshën 12 vjeçare pikërisht në Tempull iu tha Jozefit e Marisë: «a nuk e keni ditur se më duhet të jem në shtëpinë e Atit tim» që do të thotë në Shtëpinë e tij. Në qoftë se kjo është Shtëpia e tij nuk i duhet ta paguaj tatimin. «bijtë janë të lirë»

27 Por, për të mos i shkandulluar, shko në det, hidhe grepin dhe, peshkun e parë që të zësh, merre, hapja gojën e do të gjesh një staterë. Merre dhe jepua për mua e për ty.”

Jezusi tregon ndjeshmëri të jashtëzakonshme dhe kuptim për situatën. Kuptoi se gjëja më e mirë është ta paguaj tatimin. Pati mundësi të veproj edhe ndryshe. Pati mundësi të kërkonte që të përjashtohej. A do ta kuptonin njerëzit? A do të zgjonte hutim më ketë gjë? Ai nuk dëshiron të provokoje për shkak të gjërave të parëndësishme. Edhe pse kishte të drejtë absolute që si Bir mos ta paguante tatimin, prapëseprapë hyn «në radhën e njerëzve që presin dhe paguajnë». A nuk bëri kështu edhe në lumin Jordan kur u pagëzua? Gjoni e kuptoi se nuk ishte i denjë ta pagëzonte Jezusin por Jezusi duhej ta pagëzonte atë. Jezusi i tha: «lëri këto tani!» edhe pse ishte pa mëkat, Jezusi ju bashkua radhës së atyre që zbrisnin në lumin Jordan dhe merrnin pagëzimin. Edhe kësaj here Pjetri e kupton se Jezusi nuk duhet të paguaj, por plotëson atë gjë që i thotë. Këtu del në dukje ndjeshmëria e Jezusit për situatën konkrete. Vështirësitë nuk zgjidhen duke i paraqitur të drejtat tona, por duke i hequr pengesat.

O Zot, po të falënderoj që na mëson se si duhet t’i shmangim mosmarrëveshjet e panevojshme dhe shkandujt. Na tregove madhërinë tënde kur pagove atë gjë që nuk duhej ta paguaje. Të falënderoj që nuk i kërkove të drejtat tua. Mësuesi ynë, na mëso që të mësohemi prej teje. Na ndihmo që të veprojmë me urti atëherë kur ekziston rreziku që t’i shkandullojmë të tjerët. Që të dimë ta ndërrojmë mendimin edhe pse kemi të drejtë dhe të bëjmë atë gjë që nuk i shkandullon të tjerët dhe nuk vepron keq në ta.

 


Current track

Title

Artist