MEDITIMI I DITËS – MOS KINI FRIKË: UNË JAM!
Written by Radio Maria on August 11, 2017
E diela e XIX gjatë vitit A
Mt 14, 22-23 MOS KINI FRIKË: UNË JAM!
Kërkoj hirin: që të besoj se Jezusi vjen në jetën tonë.
O Zot, nëse je Ti, nëse kjo gjë është e vërtetë, nëse të gjitha këto nuk me gënjejnë, nëse nuk po na shtihesh… O Zot, atëherë dëftohu! Më lejo që edhe unë të ecën mbi ujë, më dhuro përvojën që të mund t’i përqesh të gjitha fatkeqësitë natyrore që të jemi më i fortë se pesha e gravitetit. O Zot, nëse je Ti, më zbulo vetveten! Aq shpesh, o Zot, kam nevojë që ta vërtetosh besimin tim, më duhet të prek plagët e tua, me duhet të të shoh që të besoj.
Edhe mua, o Zot, shpesh me dukesh si ndonjë hije, me duket si të mos ishe real. Sepse ti nuk vjen ashtu si të pres unë por ecën nëpër ujë. Këtë gjë nuk e bëri askush tjetër deri me tani. Vetëm Ti ke mundësi ta besh edhe këtë gjë. Ecën mbi çdo gjë që e rrezikon jetën e njeriut. Ti je mbi frikësimet dhe tmerret e mia. Barka ime jetësore është në valë, atë e godasin shtrëngatat, nuk ecën përpara, për netë të tëra mundohem që të arrij qëllimin, por bregu tjetër është shumë larg. Përnjëherë lajmërohesh Ti, duke ecur mbi valë, duke lozur më të gjitha ato që më frikësonin aq shumë dhe ma zbulonin dobësinë time.
Dua që edhe unë të kem të njëjtën siguri, o Zot. Nëse je Ti, nëse vërtetë je ti që më do, o Zot, Jezus, nëse të gjitha këto nuk po na shtihen, nëse të gjitha këto nuk janë hije, atëherë më lejo që edhe unë të shijoj të njëjtën siguri që të ecën mbi valë në takim me Ty.
“Eja!” – më urdhëron, Ti, o Jezus.
Po, o Jezus, po vij. E dëgjoj thirrjen tënde, ndjej afërsinë tënde. Po vij tek ti duke braktisur sigurinë e dobët të barkës sime. Po vij tek ti përmes valëve dhe erës. Për mua ti je më i rëndësishmi, ti je qëllimi i jetës sime, ti je ai që më thërret. Po ecën nëpër shtrëngatë dhe nëpër det – sepse ti je më i madh dhe më i fortë se cilido rrezik. Ja ku jam, o Jezus, tek ti!
Edhe Pjetri eci. Derisa të shikonte ty, derisa po vinte tek ti, nuk e pushtoj frika, sepse nuk pa asgjë tjetër. Por kur e ndau shikimin prej teje, kur shikimi i tij u ndal në valë që po i preknin këmbët e tij, Pjetri të harroj ty dhe filloi të zhytet. Sa herë, o Zot, Jezus, çdo gjë fillon mirë! Kënaqemi për shkak të sukseseve të shpejta. Plotësohen përcaktimet tona të mira. Na duket se vërtetë jemi bërë njerëz të rinj. E atëherë? Përsëri na rrethojnë vetëm valët dhe deti pa fund! Rreth nesh përsëri vendosen errësira dhe frika. Shtrëngatat kërcënohet, e ne humbasim vrullin dhe guximin. Rëniet dhe mëkatet përsëritën. O Zot, më shpëto! Mbarova!
E ti me thua:
‘Fepakët, përse dyshove? Unë jam, mos u frikëso! Nuk jam hije. Nuk do të fundosesh, unë të mbaj për dore. Ji i guximshëm dhe mos pusho duke besuar, mos e ndërprej luftën, mos pusho të shikosh drejt meje, drejt qëllimit. Mos i shiko vështirësitë as rreziqet. Ngule shikimin tënd në mua dhe çdo gjë do të shkojë mirë!’