Shenjti i ditës: 12 gusht – Shën Eupliu, martir (+304)
Written by Radio Maria on August 10, 2017
Shenjti i ditës: 12 Gusht – Shën Eupliu, martir (+304)
Katania i ka kushtur Shën Eupliut (diku tjetër paraqitet me emrin Euplo) një kishë dhe një rrugë. Megjithëse popullariteti i këtij martiri është lënë në hije nga martiria tjetër kataneze, shën Agia, pajtore e qytetit. Eupliu u martirizua në vitin 304, vit që e ka mbushur kalendarin e krishterë me shenjtër martirë «nën konsullatën e nëntë të Dioklecianit dhe të tetë të Maksimit, vigjilia e ditës së gushtit në Katani», d.m.th 12 gushti.
Për sa tregohet, Eupliu martirizimin duket se e kërkoi vetë, ose më mirë, si diakon që ishte, ka dashur të bashkëndajë me vëllezërit në fe, tashmë të burgosur e në pritjte të vendimit gjyqësor, kurorën e martirit, të cilës kishte mundësi t’i largohej vetëm po të hiqte dorë nga Krishti dhe Ungjilli i tij. Ishte pikërisht një kopje e Ungjillit, të cilën ai e mbante gjithmonë me vete, për ta çuar para gjyqit. I gjykuar dhe i dënuar shkoi në vendin e martirizimit me hapa të nxituar si ai që shkon në festë. E uli me dëshirë kokën para xhelatit dhe koka iu pre. Trupi e koka e tij u bashkuan dhe u varros nga disa të krishterë.