Shenjti i ditës: 11 gusht – Shën Kjara e Asizit, rregulltare (1193 – 1253)

Written by on August 10, 2017

Shenjti i ditës: 11 Gusht – Shën Kjara e Asizit, rregulltare (1193 – 1253)

 

Kjara sapo kishte mbushur dymbëdhjetë vjeç kur Françesku i Asizit i zhveshi në shesh para publikut të gjitha rrobat për t’ia kthyer të atit, Bernardit. Vajza e vogël, bija e madhe e familjes së shquar të Ofreduçi, sipas shembullit të Françeskut, braktisi shumë shpejt vendbanimin e pasur, shtatë vite më pas dhe shkoi në kishëzën e Porciunkolas, ku e priti Françesku. Shenjti, pasi ia preu flokët e bukur dhe i vendosi mbi supe një veshje të ashpër gri, e drejtoi në kuvendin e afërt dhe e la mes murgeshave benediktine në pritje, sa të qetësoheshin ujërat në familje, pastaj e dërgoi në kuvendin e varfër të Shën Damianit të cilin e kishte ndërtuar ai vetë, duke bërë punën e muratorit, siç kishte bërë me kishëzën e Porciunkolas. Lindte kështu Urdhëri i dytë françeskan, murgeshat e të cilit, sipas emrit të Kjarës, do të quhen klarise.

Nëna Ortolana dhe motra Beatriçe, të cilat në fillim e kishin kundërshtuar si të gjithë familjarët zgjedhjen e Kjarës, ndoqën shembullin e saj, duke hyrë në kuvendin e rreptë të Damianiteve, siç quheshin në fillim klariset. Mes mureve të këtij kuvendi të zhveshur nga gjithçka, Kjara kaloi dyzet vite, gjithë jetën e saj. Dy shenjtërit, megjithëse takoheshin në raste të rralla, jetonin në një harmoni të përkryer shpirtërore. Një vit para se të vdiste, Françesku, i sëmurë dhe gati i verbër, u dërgua në kuvendin e Shën Damianit dhe për të respektuar rregullën e klauzurës u shtri në tokën e zhveshur, brenda një kasolleje me kashtë në kopshtin pranë. Këtu i Varfëri, thuri këngën e tij të pajtimit me Zotin dhe lutjen e tij Kënga e krijesave, himnin më të bukur për gëzimin e përkryer, gati duke dashur të priviligjojë interpretimin më të përshpirtshëm të idealit të tij asketik. Përgjigja e Kjarës ishte e plotë dhe pa kushte. Dëshiroi të ishte me të njëjtin hap me mësuesin dhe arriti të merrte me këmbëngulje dhe butësi nga papa “Privilegjin e varfërisë”, që e privonte edhe nga mundësia për të pasur diçka. Mbante vazhdimisht një grathore prej flokëve të kalit dhe flinte mbi tokën e zhveshur derisa Françesku e urdhëroi të shërbehej me një dyshek kashte. Dallohej për kultin ndaj euharistisë. Me osten e shuguruar e smprapsi sulmin në kuvend nga ana e saracenëve. E sëmurë, mundi të ndihmonte në funksionet e kishës, përmes “pamjeve televizive” të projektuara mrekullisht në muret e dhomës së saj: për këtë Piu XII e zgjodhi mbrojtëse të televizionit.


Current track

Title

Artist