MEDITIMI I DITËS – BESIMI NË JEZUSIN

Written by on August 10, 2017

Mt 17, 14-20 BESIMI NË JEZUSIN

 

Kërkoj hirin: që besoj në fuqinë që ma jep Besimi në Jezusin.

 

Në atë kohë, 14 iu afrua Jezusit një njeri, ra në gjunjë para tij 15 dhe i tha: “Zotëri, ki mëshirë për djalin tim: i bie e tokës dhe po vuan shumë. Shpesh bie herë në zjarr e herë në ujë! 16 E solla te nxënësit e tu, por ata s’mundën ta shërojnë.”

Pamje e jashtëzakonshme. Për të paren herë në Ungjill që një njeri që ka nevojë së pari ju drejtohet  nxënësve, dhe vetëm pastaj Jezusit. Përse nuk ju drejtua menjëherë Jezusit? Vetëm kur nxënësit nuk mund të bëjnë asgjë njeriu vjen tek Jezusi. Mos pati frikë nga Jezusi? Nuk pati asnjë arsye për bërë këtë gjë. Mos e njohu ndonjërin prej nxënësve më mirë se Jezusin dhe mendonte se e ka më lehtë ta kërkonte ndihmën e tyre? Ndoshta. Ose ndoshta mendonte se ata janë me Jezusin dhe mendonte se mund të bëjnë atë që mund të bëj Jezusi prandaj ishte krejt një se kujt do t’i drejtohej!

Sipas të gjitha gjasave ky njeri ju lut nxënësve për ndihmë atëherë kur Jezusi ishte në Malin e shndërrimit. Nuk pati mundësi të vinte tek ai prandaj ju drejtua nxënësve që Jezusi nuk i kishte marr në mal. Ky njeri vjen tek Jezusi në mënyrë të thjeshtë dhe me besim. Lutet për fëmijën e vet. Biri i tij është në vështirësi të madhe. Me siguri se njeriu shumë herë ishte në situata të vështira sepse sëmundja e godiste fëmijën e tij. I ndërmori të gjitha dhe kërkoi ndihmë tek të gjithë. Askush nuk ia doli t’i ndihmoj. Ai ka besim në Jezusin dhe i lutet në gjunjë. Me këtë qëndrim tregon se sa e nderon Jezusin dhe se beson se mund t’i ndihmojë.

17 “O brezni e pafe dhe e prishur u përgjigj Jezusi deri kur do të jetoj mes jush? Po deri kur do t’ju duroj? Ma bini këtu!” 18 Atëherë Jezusi e urdhëroi djallin e ky doli prej djaloshit, që u shërua në atë çast.

Jezusi reagon ashpër dhe me dhimbje në shpirt. E ka të vështirë kur është në mesin e njerëzve rreth tij e që nuk besojnë. Si të mos kuptonin asgjë. Me të drejtë Jezusi pyet përpara të gjithë atyre deri kur do t’i durojë. As nxënësit nuk dallohen nga turma. Ndoshta atyre më së shumti iu takon qortimi i Jezusit. Pa asnjë fjalë tjetër Jezusi kërkon që ta sjellin djaloshin për ta shëruar.

O Zot, edhe ne sot nuk dallohemi aspak prej njerëzve të kohës sate të cilët i quajte brezni të pa fe dhe të prishur. Sa shumë njerëz sot në sakramente shohin vetëm një paradë të jashtme dhe përgatiten për të?! Nuk i përjetojnë si shenja të veçanta të pranisë sate, si hire të veçanta për të cilat kemi nevojë si besimtarë. Sa shumë njerëz nuk besojnë aspak në pushtetin e Shpirtit të cilin na e dërgove që të jetë me ne dhe të na ndihmojë! Na i fal të gjitha tradhtitë  dhe të këqijat tona.

19 Atëherë nxënësit, iu afruan veçmas Jezusit dhe e pyetën: “Përse ne nuk mundëm ta dëbojmë?” 20 Ai u përgjigj: “Për shkak të besimit tuaj të pakët!

Nxënësit nuk e dinë se në cilin kurth ranë. Prandaj pyesin përse nuk patën mundësi t’i ndihmojë njeriut. Tashmë kishin qenë në mision dhe kishin kryer vepra të ngjashme. Çfarë ndodhi këtu? Priten që të jenë vetëm për vetëm me Jezusin që ta pyesin për këtë gjë. Me siguri prisnin që Jezusi do tu thoshte diçka të veçantë. Mirëpo ai thjeshtë u tha: «nuk keni besuar!» kjo është arsyeja dhe asgjë tjetër. Feja e tyre ishte në pyetje, prandaj nuk ia dolën. Feja është pika e mbështetjes. A besoj se Jezusi vepron në mua? A besoj se sakramentet janë shenja të fuqishme dhe të mjaftueshme që të ma japin shëlbimin dhe jeta ime të bëhet shenjë e besueshme për të tjerët? O Zot, ma shumëzo fenë! Më fal për mosbesimin tim.

Përnjëmend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali: ‘Dil këndej e shko atje!’, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme!”  

Në qoftë se i tejkaloi këto fjalë të Jezusit, atëherë nuk i marr seriozisht. E pra më duhet t’i marr shumë seriozisht. Nuk është fjala që të bëj ndonjë vepër magjike me të cilën dëshiroj tu ndryshoj vend maleve. Feja për të cilën bëhet fjalë këtu kryen vepra të tjera të cilat nuk janë aspak as më të vogla as më të lehta. T’i ndryshosh vend malit të egoizmit dhe të vetjakisë, të fitosh mbi ndonjë ves: pije alkoolike, drogë, jetë të parregullt seksuale, janë mrekulli më të mëdha se sa tu ndryshosh vend maleve që nuk shërben asgjë. Në qoftë se kam fe të cilën e kërkon Jezusi, me anë të saj mund të bëj mrekulli, ajo bën të mundur gjithçka.

O Zot, më ndihmo t’i zvogëloi «malet» që më shtypin. Ti më thua se mund ta bëj këtë gjë, por unë nuk mund të filloj asgjë sepse feja ime është e dobët. Ji ti mbështetja ime sepse kështu çdo gjë e kam të mundur. Me ty do të lëviz dhe do t’i përjashtoi nga jeta ime të gjitha shtresat që më pengojnë që të jem i krishterë.

 


Current track

Title

Artist