Shenjti i ditës: 1 gusht – Shën Alfons Maria de’ Liguori, ipeshkëv, mësues i Kishës (1696 – 1787)

Written by on July 31, 2017

Shenjti i ditës: 1 Gusht – Shën   Alfons Maria de’ Liguori, ipeshkëv, mësues i Kishës  (1696 – 1787)

 

Është krahasuar me shën Tomë Akuinin për «inteligjencën e gjerë», dhe për kulturën jashtëzakonshme të bashkuar me thjeshtësinë komunikuese. Dinte t’u fliste si të mëdhenjëve ashtu edhe të vegjëlve. Autor fjalësh e kompozitor (është e tija kënga e famshme e krishtlindjeve «Tu scendi dalle stelle), autor i Theologia moralis që pati një ndikim të dukshëm në formimin e klerit si reaksion ndaj pesimizmit fetar dhe rreptësisë janseniste, shkrimtar popullor i best seller si Glorie di Maria (750 botime!) dhe La practica di amar Gesù…; dmth. që një mësues shkollash fillore dhe docent universiteti. I lindur në Marinella të Napoli me 27 shtator 1696, nga një familje aristokrate, i pari ndër shtatë fëmijë, mori një edukatë të përshtatshme për rangun e tij. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare u diplomua në utroque iure, do të thotë në ligj civil dhe në të drejtë kanonike dhe priti të mbushte njëzet vjeç që të mund të ushtronte profesionin. Avokat për tetë vite, rrëshqiti në një lëkurë provanore bananeje; për një gabim humbi një çështje, gjatë të cilës, pa të keq nuk e kishte mbështetur të vërtetën.

I poshtëruar,  braktisi aktivitetin avokator. Dy vite më pas, në 1726, u shugurua meshtar. Ai, fisnik, pati menjëherë një raport të mirë me njerëzit e thjeshtë të lagjeve popullore. Imazhi i trashëguar nuk e paraqet mirë njeriun e shenjtin. Një bashkohor i tij shkruan: «Kishte një zë tingëllues dhe të qartë, dhe nuk i mungon asnjëherë. Kishte një pamje që të imponohej, një seriozitet, por të përzier me hare». I prekur nga injoranca në të cilën ishin lënë malësorët, me 9 nëntor 1732 themeloi instititutin e tij misionar. Redentoristët patën detyrën të ungjillëzonin vendet më të humbura të Jugut. Në 1762 Klementi XIII e emëroi ipeshkëv të shën Ages së Gotëve dhe qe bari i madh, për dymbëdhjetë vite. Pastaj i vjetër dhe gati i verbër, shkoi tu kërkonte mikpritje bijve të tij në Nocera të Paganëve deri në vdekje. Është kanonizuar në 1832.


Current track

Title

Artist