MEDITIMI I DITËS – THARMI NË BRUMË

Written by on July 28, 2017

Mt 13, 31-35 THARMI NË BRUMË

E Hënë

 

Kërkoj hirin: që me besimin dhe dashurinë time të veproj në botë si tharmi në brumë.

 

Në atë kohë, 31 Jezusi u tregoi një shëmbëlltyrë tjetër; Mbretëria e qiellit është e ngjashme me kokrrën e sinapit, të cilën njeriu e mori dhe e mbolli në arën e vet.

Shëmbëlltyra e re më temë të njëjtë për Mbretërinë e qiejve. Jezusi dëshiron që njerëzit ta kuptojnë fshehtësinë e Mbretërisë. Ndoshta shumë shpesh mendimi jonë di të ndalet dhe dimë të meditojmë për botën në këtë mënyrë: përse njerëzit nuk besojnë, përse Hyji nuk i shndritë, përse bota jonë nuk është më e mirë, përse dashuria nuk është masa e marrëdhënieve tona, përse Mbretëria e Hyjit për të cilën flet Jezusi nuk është e afrueshme në krejt bukurinë e saj… Dhe do kishim mundësi për të imagjinuar dhe ëndërruar për Mbretërinë e Hyjit dhe veprimin e saj në botën tonë se si do të ishte më e mirë po të ishte në të më e pranishme. Përse është aq larg prej nesh shpallja të cilën e bënë Jezusi dhe ajo që ne vërtetë dëshirojmë që të jetë e pranishme? Por, a janë të gjitha pikërisht kështu?

Jezusi është shumë konkret. Njerëzit e kohës së tij jetonin shumë afër me natyrën. Më të ishin në kontakt të vazhdueshëm. I njihnin shumë mirë ndryshimet e saja. Ata e dinin mirë se çfarë do të thotë të mbjellësh dhe të jetosh nga ajo farë që mbjell. Fara, mbjellja, korrja dhe gruri ishin pjesë e jetës së tyre. Në këtë shëmbëlltyrë Jezusi i befason dëgjuesit më veprimin e njeriut që mbjell. Ai nuk e hedh, nuk mbjell më grushtin plotë, por e merr vetëm një farë dhe e mbjell në arën e vet. Si të fliste për një thesar, për diçka që ka rëndësi shumë të madhe, dhe njeriu më të sillet kaq më kujdes.

32 Ajo është, pa dyshim, më e vogla ndër të gjitha farërat, por, kur rritet, bëhet më e madhe se të gjitha barishtet, zhvillohet në pemë, sa që shpendët e qiellit vijnë e bëjnë çerdhe në degë të tij.”

Fara që mbillet nuk është e madhe. Përkundrazi, është më e vogla nga të gjitha farërat. Është aq e vogël dhe e parëndësishme sa që i përngjan pluhurit që është në shuplakën tonë e të cilin dëshirojmë ta shkundim. Mirëpo në të fshihet forca dhe jeta. Kjo është gjëja më e vlefshme që ka në vetvete. Rritet, e rritet aq sa zogjtë e qiellit i ndërtojnë çerdhet në degët e tij. Këtu është përmbajtja e porosisë: asgjë nuk është e vogël, asgjë nuk është e pavlerë para syve të Hyjit dhe në Mbretërinë e tij. A besoj unë se nga kokrra e sinapit mund të rritet diçka e rëndësishme, e madhe dhe më vlerë? A besoj se jam në përngjasimin e kokrrës së sinapit që duket e vogël dhe e humbur në botën që e rrethon, por që ka mundësi të rritet dhe ta tregojë forcën dhe jetën që mbartë në vetvete? Ky është ligji i rritjes, ligji i vogëlsisë dhe i durimit. Ky është ligji themelor i jetës shpirtërore dhe fizike.

O Zot, ti e fillove jetën aq thjeshtë dhe më aq përvujtëri, gjithashtu edhe paraqitjen tënde publike mbi tokë. Pothuajse as që i kalove kufijtë e atdheut tënd. Pate dymbëdhjetë apostuj grupin e të cilëve njëri e braktisi. Të gjitha këto i përngjanin kokrrës së sinapit për të cilën flet në këtë shëmbëlltyrë. Por të gjitha u rritën dhe po rriten vazhdimisht. Më shumë se dymijë vite kjo pemë rritet, zgjerohet dhe jeton. Më ndihmo që edhe unë jetën time ta shikoj më ketë thjeshtësi. Që të luftoj, edhe pse mendoj se nuk kam fuqi. Që të përpiqem, edhe pse ndonjëherë më duket se nuk ka kuptim. Që të punojë, edhe pse mendoj se çdo gjë që bëj është aq e vogël dhe pa rëndësi.

33 U tregoi edhe një shëmbëlltyrë tjetër: Mbretëria e qiellit i përngjan tharmit që e merr gruaja dhe e përzien me tri masë miell derisa të mbruhet e gjitha.”

Shëmbëlltyra e re për të njëjtin realitet. Përsëri kemi dallimin e qartë mes fillimit dhe fundit. Sa pak tharmë që të mbruhet krejt brumi dhe të përgatitet për tu pjekë? Sa pak mirësi dhe dashuri është e nevojshme që të fitojmë mbi të keqen dhe urrejtjen. Ndonjëherë është e nevojshme aq pak që të fillojmë lëvizjen e ortekut të së mirës dhe të fisnikërisë.

A jam thamë që është i gatshëm që të zhdukët në brumë që t’i jap shijen dhe forcën e re? A jam i gatshëm ta ndryshoj botën? Por se pari mua më duhet të jem i tillë që t’i shndërroj të tjerët. Burrat dhe gratë e reja që janë të gatshëm të hynë në botë që përbrenda të lëvizin dhe ta ndryshojnë, janë fuqia e Jezusit që vepron. Bashkëshortët që kanë në vetvete forcën jetësore dhe e dëshmojnë të gatshëm dashurinë e tyre, janë tharmë që më fuqinë e vet shndërron shkretëtirën në tokë të pëlleshme duke e bërë njerëzimin më të njerëzishëm.

34 Të gjitha këto Jezusi ia tha popullit në shëmbëlltyra dhe asgjë nuk i thoshte pa shëmbëlltyra 35 që të plotësohej fjala e profetit: ‘Do të flas në shëmbëlltyra, do të zbuloj gjëra të fshehura që nga krijimi (i botës)’.

Jezusi flet dhe vepron si tharmi. Më dashurinë e vet ndaj nesh lëvizi një shumicë zemrash. Ai i lëviz vazhdimisht njerëzit e rinj që më dashuri dhe fe si ai t’i lëvizin ata me të cilët vijnë në kontakt. A jam unë njëri prej tyre? A jam edhe unë thamë i mirë në këtë botë?


Current track

Title

Artist