MEDITIMI I DITËS – MOSSUKSESI

Written by on July 25, 2017

Mt 13, 1-9 MOSSUKSESI

E Mërkurë

 

Kërkoj hirin: që të mos zhgënjehem për shkak të mossuksesit.

 

1Atë ditë Jezusi doli prej shtëpisë dhe u ul të rrijë buzë detit. 2 Një turmë e madhe populli ngarendi tek ai kështu që hipi në barkë e u ul ndenjur, kurse mbarë populli zuri vend në breg.

Do të ishte mirë të ndalemi për një çast dhe të përpiqemi që ta përjetojmë krejt ngjarjen. Çdo gjë është aq e thjeshtë dhe e zakonshme. Jezusi Hyji, bënë atë gjë që bënë secili njeri. Ky është misteri i madh: Hyji në formën e njeriut në ambientin njerëzor. Shumë herë na duket se e kemi më të vështirë ta pranojmë përmasën njerëzore të Hyjit se sa përmasën hyjnore. Këtë gjë nuk pati mundësi ta pranoi as nëna e Shën Editë Shtain. Ajo e pyeti vajzën e vet Editën: «Si është e mundur që ai si njeri të ishte Hyj? Këtë gjë nuk mund ta pranoj!»

Po, Jezusi del prej shtëpie, drejtohet drejt detit. Lëshohet në breg, ulet në gurë dhe i duhet të shkel në det që të ketë mundësi për të hyr në barkë. Bënë atë gjë që bënë secili njeri. Mirëpo ai nuk është vetëm njeri, ai është Biri i Hyjit, por, ja, bënë gjeste të thjeshta të cilat i përkasin njeriut dhe jetës së tij të përditshme. Më këtë gjë Jezusi i shenjtëroj të gjitha veprimet tona të thjeshta. Prandaj, në secili veprim të vogël dhe të sinqertë kam mundësi të shoh diçka të madhe dhe më vlerë, sepse atë gjë e bëri edhe Jezusi.

3 U foli për shumë gjëra në shëmbëlltyra. Kështu u tha: 4 “Doli mbjellësi për të mbjellë. Ndërsa po mbillte, disa kokrra ranë pranë udhës, erdhën shpendët dhe i hëngrën. 5 Disa ranë në zallinë, ku kishte pak dhe. Mbinë shpejt, sepse nuk e kishin tokën e thellë. 6 Porse, kur doli dielli, u vyshkën prej vapës dhe u thanë, pse nuk kishin rrënjë. 7 Disa të tjera ranë në ferra. Ferrat u rritën e ua zunë frymën.

Jezusi flet në shëmbëlltyra dhe më përngjasime që njerëzit ta kuptojnë më lehtë. Shëmbëlltyrat janë lloj letrar në të cilat të gjitha imtësitë nuk e kanë të njëjtën rëndësi as domethënie. Në to duhet shikuar porosinë kryesore dhe domethënien e përgjithshme.

Këtu, Jezusi flet për mbjellësin që shkon për të mbjell. Jezusi i sodiste mbjellësit duke e bërë këtë punë. Ai duhet të përgatiste çdo gjë. Secili punëtor nuk kishte mundësi ta hidhte farën. Kjo ishte punë serioze më rëndësi shumë të madhe. Farën duhet hedhur në mënyrë të barabartë me të njëjtin ritëm të hapit dhe të hovit të dorës. Edhe pranë të gjithave ndodh që puna mos të kryhet si dëshironte mbjellësi. Secila punë ka rrezikun e vet, kështu edhe mbjellja. Jezusi flet pikërisht për mossuksesin e parë të mbjellësit të varfër. Në fillim na duket se krejt puna i shkoj huq dhe mbeti pa fryt.

Disa kokrra ranë pranë udhës dhe zogjtë i hëngrën menjëherë. Tjerat në tokë gurore ku ka pak dhe, pa rrënjë të thella u thanë në të nxehtit e diellit. Fara që bie ndër ferra nuk ka kushte më të mira. Është tepër e dobët për të kundërshtuar ferrat që ia zënë frymën. Punë pa fryt? Mossukses i plotë? A nuk është ky përngjasimi i kryqit të Jezusit? A nuk është ky përngjasimi i jetës sonë? Kur bëj çfarë patëm mundësi të bëjmë, kur shpenzojmë krejt diturinë tonë, në fund na duket se çdo gjë bëmë kot dhe nuk do të ketë kurrfarë fryti, kurrfarë rezultati. T’i kujtojmë lutjet tona të cilat ia kemi drejtuar Zotërisë pikërisht në këto situata dhe kemi përjetuar krejt peshën e paaftësisë: o Zot, më ndihmo! O Zot, nuk mundëm më, po më lënë fuqitë!

8 Kurse disa të tjera ranë në tokë të mirë e ato dhanë fryt: njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish e tjetra tridhjetëfish. 9 Kush ka veshë, le të dëgjojë!”

Ja fryti i mrekullueshëm. Në fund, kur mendojmë se nuk ka asgjë, kur mendojmë se të gjitha i bëmë kot, paraqitën frytet e punës dhe të mundimit tonë. Mbjellja e mbjellësit ka kuptim dhe është e nevojshme. Ai në fund nuk zhgënjehet për shkak të punës që bëri. Në fund është kryqi i Jezusit, mundimet, vdekja dhe varrimi si mossukses që dukët i tillë të Premten e Madhe por që do të japë frytin më të mrekullueshëm për gjininë njerëzore. Përpjekjet dhe mundimet tona do të japin frytin e vet që për ne do të jetë shëlbimprurës. Kjo do të thotë se duhet të mbjellim, kjo do të thotë se na duhet të jemi të gatshëm të rrezikojmë dhe të pranojmë mossuksesin në punën tonë. Por na duhet të jemi në vazhdimësi të qëndrueshëm. Pranë të gjithave, duhet të mbjellim!

«Kush ka veshë, le të dëgjoi», thotë Jezusi. Problemi është se ne jemi të shurdhër e nuk dëgjojmë edhe pse veshin e kemi të shëndosh. Problemi është se ne jemi të verbër dhe nuk shohim edhe pse sytë i kemi të shëndosh. Nuk kuptojmë si duhet çfarë do të na thotë Jezusi. Këtu Jezusi na forcon dhe na nxit që mos të dorëzohemi përpara mossukseseve të para të cilat shpesh na ndalojnë në udhëtimin pas tij. Nuk guxojmë t’i dorëzohemi dëshpërimit dhe vështirësive sa herë që hasim në kundërshtime dhe pengesa gjatë përpjekjeve tona si të krishterë. Duhet punuar edhe atëherë kur na braktisin bashkëpunëtoret, edhe atëherë kur mundohen për të na penguar në punët tona të sinqerta dhe fisnike.

O Zot, na ndihmo që ta mbjellim farën e mirë në arat tona. Bëj që të mos mërzitemi për kokrrat që bien pran udhës, në tokë gurore ose në ferra. Le të na gëzojë rrita e të kokrrave që ranë në tokë të mirë që sjell fryt njëqind fish. Pranë të gjithave na duhet të mbjellim!


Current track

Title

Artist