MEDITIMI I DITËS – FARA E MIRË DHE E KEQE

Written by on July 21, 2017

Mt 13, 24-30 FARA E MIRË DHE E KEQE

 

Kërkoj hirin: që të jem i vetëdijshëm se afër farës së mirë në brendinë time rritet edhe fara e keqe.

 

Në atë kohë, Jezusi 24 u tregoi nxënësve të vet edhe një shëmbëlltyrë tjetër: “Mbretëria e qiellit është e ngjashme me njeriun që mbolli farë të mirë në arën e vet.

Jezusi vazhdon të flas më shëmbëlltyra. Kush është i mirë dhe i hapur kupton. Ai që rezervohet dhe mbyllet, nuk do të kuptojë. Mbretëria e qiellit është fara e mirë. Hyji mund të mbjell vetëm farën e mirë. Në këtë gjë nuk guxoj të dyshoj asnjëherë. Hyji më siguri ma do të mirën. Ai është Atë i mirë dhe fëmijëve të vet dëshiron tu dhurojë të mira.

5 Ndërkohë që njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij, mbolli egjër nëpër grurë e shkoi. 26 Kur u rritën të mbjellat dhe lidhën frytin, atëherë u duk edhe egjra.

Përveç Hyjit të mirë ekziston edhe shpirti i keq, armiku i Hyjit dhe i njeriut. Ai është realitet. Ekziston i keqi si person. Ai mbjell farën e keqe. Mbjell egjrën. Meqenëse është i keq, nuk ka mundësi të bëj gjë tjetër përveçse ta mbjell të keqen. Ai është biri i errësirës, prandaj natën e mbjell të keqën e vet. Ka frikë nga drita që të mos i zbulohen veprat. Në botën tonë ekziston përzirja e të mirës dhe të keqes, ekziston mëkati dhe hiri. Në secilin njeri gjithashtu është e mira dhe e keqja. Të gjithë e ndjejmë se jemi të hapur para të mirës, mirëpo në të njëjtën kohë na tërheq forca e të keqes. Vazhdimisht jemi në këtë luftë mes të mirës, të cilën jemi të ftuar për ta bërë dhe të keqes të cilën fatkeqësisht e bëjmë. Sikurse rritet fara e mirë, së bashku me të rritet edhe e keqja, egjra. Ky është përfytyrimi i brendisë sonë.

27 Shërbëtorët iu afruan të zotit të shtëpisë dhe i thanë: ‘Zotëri, a nuk mbolle farë të mirë në arën tënde? Nga doli, pra, egjra? 28 Ai u përgjigj: ‘Armiku e bëri këtë!

Figurat kanë domethënie të madhe. Shërbëtoret nuk e kanë të qartë nga vjen egjra sepse ata mbollën farën e mirë. Mirëpo këtu është armiku që kryen punën e vet. Pyesim: përse njeriu i mirë bënë atë gjë që nuk e presim prej tij? Përse në ne, pas fillimit të mirë fillon të veprojë diçka që është në kundërshtim më qëllimet dhe më veprat tona të mira? Këtë gjë e bënë armiku.

Atëherë i thanë shërbëtorët: ‘A të shkojmë e ta mbledhim?’ 29 Jo – u përgjigj ai – se duke e mbledhur egjrën druaj se, bashkë me të, nxirrni edhe grurin! 30 Lërini të rriten bashkë deri në të korra.

Vendimi është i qartë. Edhe pse ndoshta kemi pritur që zotëria tu lejojë shërbëtorëve që të heqin egjrën, ai këtë gjë nuk e lejon. Kjo është mënyra e veprimit të Hyjit. Ai e lejon lirinë gjatë rritës së njeriut. E lë në të luftën e brendshme mes të mirës dhe të keqes. Ndoshta ne do të kishim dëshiruar që brenda nesh të jetë vetëm e mira dhe të kemi mundësi të përcaktohemi vetëm për të mirën. Por atëherë nuk do të ishim më njerëz të cilët janë të lirë që në lirinë e tyre të jenë bashkëpunëtorët e Hyjit. Ky është rreziku i lirisë, sepse në liri kemi mundësi të vendosim kundër vetës dhe kundër Hyjit. Në brendinë tonë, në arën tonë, pranë farës së mirë rritet edhe egjra. Hyji nuk e shkatërron që bashkë me të të mos shkatërrohet edhe e mira. Ai është i durueshëm më ne. Prandaj, koha e korrjes është koha më e përshtatshme që egjra të ndahet nga gruri.

Në kohë të korrjes do t’u them korrësve: mblidhni më parë egjrën dhe lidheni në duaj për ta djegur e grurin mblidheni në drithnikun tim!’“

Korrja është qëllimi i të gjithave. Hyji është zotëria i të korrave. Çdo gjë udhëton drejt qëllimit të vet. E mira nuk do të shkatërrohet edhe pranë të keqes që mundohet për t’ia zënë frymën. Fara e mirë do të rritet edhe pranë rrezikut që egjra ta tejkalojë dhe t’ia zë frymën. Jezusi është optimist. As aj vet në veprimtarinë e vet nuk e ka shkatërruar të keqin, por iu tha njerëzve se ata kanë mundësi që të kundërshtojnë të Keqin. Nëse jemi me Jezusin, askurrë nuk do të na mbizotërojë e keqja. Gjithmonë e kemi rastin të fillojmë përsëri. Egjra që i Keqi e mbjell në ne nuk ka mundësi ta mbizotërojë hirin që na jep Zotëria. Është e vërtetë, kjo varët nga bashkëpunimi im me Zotërinë. Më duhet të jem i durueshëm si Zotëria i të korrave. Na duhet të punojmë si të varej çdo gjë prej nesh, e prapëseprapë të kemi shpresë në Zotin sepse çdo gjë varet prej tij. Në fund, kur të mbarojnë të korrat, çdo gjë do të jetë e qartë dhe e ndarë. Deri atëherë duhet të punojmë në brendinë tonë me durim që të rritet në ne dhe rreth nesh Mbretëria e Hyjit.

Zotëri i të korrave, më ndihmo që të mos kem frikë nga egjra që është në arën time. Më ndihmo që më me kënaqësi ta shoh farën e mirë që rritet, në grurin që do të korrët si fryt i farës që depërton nëpër egjër dhe nuk lejon që egjra t’ia zë frymën. Të falënderoj që je i durueshëm më mua. Të falënderoj që e di se më siguri gruri do të mblidhet në drithnikun tënd, e egjra do të digjet.

 


Current track

Title

Artist