Shenjti i ditës: 21 Korrik – Shën Lorenci nga Brindizi

Written by on July 20, 2017

Shenjti i ditës: 21 Korrik – Shën Lorenci nga Brindizi, meshtar dhe mësues i Kishës (1559 – 1619) 

 

Në pagëzim mori emrin e prijësit të madh, Jul Cezari. Familja Russo nga Brindizi pati mundësi shumë shpejt të lavdërohet me këtë bir të sajin, ambicjet e të cilit sidoqoftë shkuan në drejtim tjetër, edhe pse pati mundësi të merrte pjesë në vijë të parë të luftës kundër armikut më të vështirë të kohës: ushtrisë turke që rrinte përballë dhe i kërcënohej zemrës së Evropës. Nuk luftoi me shpatë por i armatosur me kryqin e drurit të lëmoshkërkuesit (kështu quheshin kapelanët e ushtrisë aso kohe) të cilët përcillnin ushtrinë e krishterë, Filip Emanuelin e Lorenës dhe arqidukën Matinë.

Që fëmijë Jul Cezar Russo kishte dhënë prova të vetive të jashtëzakonshme, si fëmijë i mrekullueshëm. Në moshën gjashtë vjeçare ia doli të përsëriste përmendësh një libër në tërësi, faqet e të cilit i recitonte nga predikatorja ku famullitari i urdhëronte të ngritej si predikatar i vogël në kremtime të veçanta. Nëna i mbeti e vejë në moshë të re, për shkak të ndërhyrjeve të shpeshta të cilat i bënin saracenët që vinin nga bregdeti shqiptar duke u drejtuar drejt Pulies në të cilën futnin frikë dhe mbillnin vdekje; ajo e mori djalin dhe e çoi në Venedik. Jul Cezari, i cili mbushte katërmbëdhjetë vite mbeti pak kohë në shtëpinë e një kushëriri në një qytet që ishte më i qetë, pastaj hyri në kuvendin e fretërve të vegjël konventual që të kalonte menjëherë tek kapucinët e Veronës ku pranoi kushtet rregulltare duke marrë emrin vëlla Lorenco nga Brindizi. Pati mundësi të ndiqte studimet në universitetin e Padovës, dukë dalë prej tij i begatuar me kulturë dhe me njohje të jashtëzakonshme të gjuhëve, falë së cilës pati mundësi të kryente detyrat e ndryshme në urdhërin e tij, i cili e dërgoi në Gjermani për të themeluar shtëpitë e reja rregulltare derisa papa Pali V e përdori si ambasador të paqes në mesin e të krishterëve të mbretërisë. Këta, duke lënë pas dore kërcënimin e përhapjes së turqve në gadishullin ballkanik, bënin luftë mes tyre. Vdiq më 29 korrik, në njërin prej këtyre misioneve në gadishullin Iberik dhe qe varrosur në Villafranka të Birzo. U kanonizua në vitin 1881 dhe mori titullin Doctor apostolicus në vitin 1959 nga papa Gjoni XXIII.

 


Current track

Title

Artist