MEDITIMI I DITËS – MENDIMI I GABUAR
Written by Radio Maria on July 17, 2017
Mt 11, 20-24 MENDIMI I GABUAR
Kërkoj hirin: që të mos jetoj në gabim se do të shëlbohem vetëm pse jam i pagëzuar ose që linda nga prindër të krishterë.
Në atë kohë, Jezusi 20 zuri t’i qortojë qytetet, në të cilat kishte bërë shumë e shumë mrekulli, e ato nuk u kthyen.
Pasi që e kaloj një kohë të predikimit dhe të paraqitjes publike, Jezusi e rishikon edhe një herë në tërësi këtë kohë. Shikon se si ishte jehona e predikimit të tij. Jezusi nuk është një bredhës i pakujdesshëm që ka për qëllim t’i dëfrej njerëzit për ta marrë popullaritetin e tyre. Nuk ju përngjanë mbushmendësve të paqetë dhe trubadurëve që këndojnë për rreth këngë për dashurinë e dështuar dhe të tradhtuar. Njerëzit e tillë ishin gjithmonë të shumtë.
Paraqitja e Jezusit është diçka krejt tjetër. Ai është serioz dhe shumë i rëndësishëm për mbarë njerëzimin. Dashuria e tij ndaj Atit dhe njeriut është realitet serioz dhe dëshiron që këtë gjë njerëzit ta kuptojnë. Ai erdhi nga amshimi në të përkohshmen tonë, në pavdekshmërinë e vet e pranoj vdekshmërinë tonë. Është Hyj, e lindi si njeri. Nga gjithëpushtetësia e vet hyri në paaftësinë tonë. Të gjitha këto i bëri për shkak të dashurisë së madhe ndaj nesh. Dashuria e tij nuk është mashtruese as e paqëndrueshme siç është e jona. Prandaj kërkon prej njerëzve që të marrin qëndrim serioz ndaj çdo gjëje që ai e bënë për ta.
Kështu qortimi që ju bënë qyteteve në të cilat jetoj, veproj më së shumti dhe bëri mrekulli është shumë serioze dhe dramatike. Ju solli Fjalën, e ato nuk e pranuan. Ju ofroj jetën e re, e ato e refuzuan. Deshi që të kthehen, e ata mbetën të lidhur më zakonet e veta dhe ligjet fetare që kishin.
21 »I mjeri ti, Korazin, e mjera ti, o Betsaidë! Sepse, sikur të ishin bërë të gjitha ato mrekulli në Tir e në Sidon, që u bënë ndër ju, që kaherë do të kishin bërë pendesë të veshur me thes pendese e të përhimë. 22 Prandaj po ju them: Tiri e Sidoni do të kenë më lehtë se ju Ditën e Gjyqit!
Qytetet pran detit të Tiberiadës patën rast që më së shpeshti ta shohin Jezusin dhe ta dëgjojnë fjalën e tij. Në to dhe rrethinat e tyre veproj më së shumti. Nisej prej tyre dhe kthej prapë në to. Fatkeqësisht, ndodhi diçka tragjike. Qytetet, d.m.th. njerëzit që ishin më të afërt dhe më të privilegjuar mbetën të mbyllur. Kjo është vërteta e hidhur e shumë njerëzve që në fëmijëri patën rastin të dëgjojnë për fenë, por nuk lejuan që Fjala e Hyjit t’i përfshij dhe të banojë në brendinë e tyre. Prandaj kemi mundësi të ndjejmë krejt dhimbjen e zemrës së Jezusit kur shqipton fjalët e qortimit serioz ndaj këtyre qyteteve.
Në vend që të dëgjojnë lumturitë që i tha Jezusi, dëgjuan gjykimin dhe mallkimin. Në vend që të pranojnë dhe ta jetojnë jetën e lumturive, e refuzuan dhe në mendjemadhësinë e tyre e dënuan vetveten në refuzim. Korozaini dhe Betsajda janë simbole të të gjithë atyre që e takuan Zotërinë, por mbetën të mbyllur përpara hirit të tij. Të gjitha i patën shumë afër, por nuk e pranuan seriozisht vizitën e tij.
Të gjithë ne në vetvete mbartim shpirtin e këtyre qyteteve dhe gjithmonë jemi në rrezik që ta përjetojmë refuzimin për shkak të pakujdesisë përball hirit të Hyjit. Dëgjojmë, por nuk kuptojmë si duhet. Shikojmë, por nuk shohim mirë. Nuk jemi të gatshëm për tu kthyer. Është më se e vërtetë se njerëzit të cilët nuk kanë dëgjuar shumë për Jezusin dhe nuk patën mundësi ta takojnë për ta përjetuar më thellë, janë më të hapur dhe më të gatshëm për jetën e fesë dhe të hirit. Jezusi e thekson këtë gjë duke marrë si shembull Tirin e Sidonin.
23 E ti, o Kafarnaum, a thua do të ngrihesh deri në qiell? Ti do të plandosesh deri në ferr!
E Kafarnaumi? Ky është qyteti në të cilin Jezusi aq shumë kohë kishte banuar, predikuar, shëruar. Nga ky qytet janë shumë prej nxënësve të tij. Kjo gjë në fund të fundit nuk ka asnjë domethënie as nuk është privilegj për të. Për këtë gjë ky qytet nuk do të ngrihet deri në qiell. Të gjitha këto e ngarkojnë më me përgjegjësi. Kjo do të thotë se as mua nuk më përket shëlbimi vetëm pse jam pagëzuar ose pse e kam prejardhjen nga një popull apo mes i krishterë. Më duhet të kem qëndrimin tim personal ndaj besimit tim.
Sepse, sikur të ishin bërë në Sodomë mrekullitë që u bënë në ty, ajo do të ishte edhe sot e kësaj dite! 24 Prandaj po ju them: treva e Sodomës do ta ketë më lehtë se ti ditën e Gjyqit!«
Ky qortim është tepër serioz për secilin prej nesh që mendojmë se jemi besimtarë të patëmetë dhe të vërtetë. Gjithmonë më duhet ta pyes vetveten se si e dëgjoj fjalën e Hyjit dhe si e zbatoj në jetë. A jam mbyllur në disa parime personale dhe qëndrime dhe në këtë mënyrë kam krijuar besimin tim sipas masave të mia? Fjala e Jezusi është gjithmonë masë dhe formulë për jetën time. Në gjyqin e fundit do ta kenë më lehtë ata që nuk patën mundësi të takohen me fjalën e Jezusit dhe askush nuk i mësoj si duhet këta njerëz për jetën morale dhe për shkatërrimin që sjell e keqja, se sa ata që patën rastin t’i dëgjojnë të gjitha, por nuk u takuan në vërtetësi me fjalën e Hyjit.