Shenjti i ditës: 17 Korrik, Martiret e lumtura Karmelitane të Compiègne (1794)

Written by on July 16, 2017

Shenjti i ditës: 17 Korrik, Martiret e lumtura Karmelitane të Compiègne (1794)

 

Revolucioni francez i ka dhënë shumë martirë të rinj Kishës, që sot përkujton gjashtëmbëdhjetë karmelitanet e lumtura të Compiégne. Një dekret i 1790 i ndalonte të gjithë urdhërat rregulltar kontemplativ ekzistues në Francë dhe sëpata rrahi së pari murgeshat e klauzurës. Njëzet e një karmelitaneve të Compiègne iu urdhërua të linin kuvendin. Gjashtëmbëdhjetë u përgjigjën se donin të jetonin e të vdisnin në shtëpinë e Hyjit, duke u ofruar solemnisht si fli derisa «paqja që Jezusi kishte ardhur të sillte në tokë, t’i kthehej Kishës dhe Kombit». Mbrëmjen e 17 korrikut u çuan në sheshin e Parisit ku ishte përgatitur giotina: ngjitën podiumin e ekzekutimit me vdekje duke kënduar Të Falemi Mbretëreshë. Me rregulltaret u giotinuan edhe dy motra Katerina dhe Tereza Soiron, të cilat shërbenin si portiere në kuvend dhe si rregulltaret, u lumturuan në 1906.


Current track

Title

Artist