Shenjti i ditës: 15 korrik – Shën Bonaventura, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (1221 – 1274)

Written by on July 14, 2017

Shenjti i ditës: 15 Korrik – Shën Bonaventura, ipeshkëv dhe mësues i Kishës (1221 – 1274)

 

            «Duke pasur parasysh në personin tënd ashpërsinë e institutit, pastërtinë e jetës, fisnikërinë e të folurit, lartësinë e doktrinës, seriozitetin e rregullit, mprehtësinë e parashikimit….» lavdërimet që papa Klementi IV ia drejton fra Bonaventurës, ministër i përgjithshëm i françeskanëve, për ta bindur të pranojë emërimin në katedrën ipeshkvore të York, nuk mbarojnë këtu, por kaq mjafton për të paraqitur një profil të njeriut, të shenjtit e të mësuesit që ka kërkuar t’u transmetojë lexuesve të veprave të tij të shumta (kujtojmë mbi të gjitha Drejtimi i mendjes tek Hyji) të vërtetën që ka vërejtur, në ushtrimin e përditshëm të lutjes mendore dhe në leximin të Biblës, që e ka mësuar gati krejt përmendësh «për të shpjeguar Shkrimin me Shkrim».

            Bonaventura, i lindur në Banjoregjio në provincën e Viterbos, takoi shën Françeskun në moshën katër vjeçare kur shenjti kaloi nëpër Banjoregjio dhe nëna i çoi të birin e sëmurë që të kërkonte atë shërim që i shoqi mjek nuk kishte arritur ta bënte, duke premtuar se do t’ia jepte fëmijën Urdhërit nëse do të shërohej. Françesku e mori mes krahësh fëmijën dhe duket se ka thënë «Oh, buaona ventura, d.m.th fat i mirë!», duke i dhënë kështu edhe një emër të ri (quhej Gjon) përveçse i ktheu shëndetin. Më vonë kur Bonaventura, mësues teologjie me shën Tomë Akuinin në universitetin parisian, gati dyzet vjeç, u zgjodh ministër i përgjithshëm, pasardhës i shën Françeskut, iu desh të bëhej drejtues mes fretërve të brezit të vjetër, që e shihnin me ngurrim disiplinën e dobësuar fetare dhe hapjen kulturore të të rinjëve. I pajisur me kuptim të mirë ai diti të vinte në trungun e qëndrueshëm françeskan shartimet e brezave të rinj me kërkesat e mëdha materiale e kulturore. Pasi u bë kardinal dhe ipeshkëv i Albanos, mori nga papa Gregori X detyrën për të përgatitur dhe për të drejtuar Koncilin e dytë të Lionit.


Current track

Title

Artist