Shenjti i ditës: 26 Tetor – Shën, Evaristi, papë (+107)

Written by on October 25, 2016

she%cc%88n-evaristiShenjti i ditës: 26 Tetor – Shën, Evaristi, papë (+107)

 

            Martirologu romak, duke pranuar shënimin e shkurtër biografik të këtij pape, një prej pasardhësve të parë të shën Pjetrit, thotë tekstualisht: «Në Romë festohet shën Evaristi, papë e martir, i cili nën perandorin Adrianin, e lau me gjak Kishën e Hyjit». Hartuesve të kalendarit të ri lajmi iu duk pa kuptim, dhe e kanë korrigjuar: «Kujtimi i shën Evaristit i futur në kalendarin romak në shekullin XI u fshi: me asnjë të drejtë shën Evaristi nuk duhet të numërohet mes martirëve, dhe dita e lindjes së tij (d.m.th dita e vdekjes së tij) nuk njihet». Tradita thotë se Evaristi e ka ushtruar pontifikatin «nga konsullata e Valente dhe Vetus (96) në atë të Galos e Braduas (108)», një periudhë sigurisht jo e qetë për jetën e bashkësisë së krishterë në Romë.


Current track

Title

Artist

Send this to a friend