Shenjti i ditës: 29 korrik – Shën Marta, Maria dhe Lazri i Betanisë, nxënës të Jezusit

Written by on July 28, 2017

29  Korrik – Shenjti i ditës: Shën Marta, shën Maria dhe shën Lazri i Betanisë, nxënës të Jezusit

 

Do t’i bënim padrejtësi asaj që «ka zgjedhur pjesën më të mirë» po t’i ruajmë një «kujtim të detyrueshëm» në kalendarin liturgjik shën Martës dhe të mos përfshijmë Marinë, vetëm sepse dikur në liturgjinë perëndimore u identifikua me Marinë e Magdalës dhe me mëkataren anonime të Ungjillit të Lukës. Sot në marrveshje me Kishat lindore, një identifikim i tillë nuk pranohet më dhe pas korrigjimit të Kalendarit të shenjtërve në 1970 të paktën benediktinët mund t’i festojnë bashkë dy motrat e Betanisë, Martën (emri në aramaisht do të thotë «zonjë») Marinë, dhe vëllain e tyre Lazrin, i cili përkujtohej dikur me 17 dhjetor. Familja që e donte shumë Jezusi, tek e cila ishte i mirëpritur, është e bashkuar edhe në kalendar. Shenjtëria e Marisë është jashtë diskutimi. Në fakt konsiderohet modeli ungjillor i shpirtërave kontemplativ, edhe pse Marta ka epërsinë në këtë ditë, si për ta shpërblyer për zellin ndaj Mësuesit. «Zotëri», i thotë ajo Jezusit, «a nuk po të duket e rëndë që motra ime më la krejt vetëm të shërbej? Thuaj, pra të më ndihmojë!» Dhe Jezusi i bën një qortim të ëmbël: «Martë, Martë, ti po brengosesh dhe po shqetësohesh për shumë gjëra, e pra, e nevojshme është vetëm një…». Do të thotë ka vlera më të rëndësishme të cilave duhet t’u japim përparësi. Marta ishte pasuruar me mësimin e Mësuesit. Në ringjalljen e Lazrit, ndërsa kërkon në mënyrë të heshtur mrekullinë, bën një shpallje të qartë feje në gjithpushtetësinë e Jezusit, në ringjalljen e ardhshme të të vdekurve dhe në hyjninë e Mesisë. Pas ringjalljes së të vdekurve nuk dihet më asgjë për dy motrat e Lazrit. Ky i fundit, ndoshta i ngatërruar me ipeshkvin me të njëjtin emër të Aix në Francë, është mbajtur pa asnjë bazë historike, ungjillzuesi i Marseit, i ndihmuar nga dy motrat, të nderuara në këtë qytet. Ndërsa tradita greke e mban Lazrin ipeshkvin e parë të Kitios në ishullin e Qipros. Marta është shenjtja pajtore e shtëpiakeve. 

 


Current track

Title

Artist